Me kënaqësi ju njoftojmë se në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është lansuar një zgjidhje inovative për marrjen e shërbimeve nga studentët: Terminali Vetë-Shërbyes.

Duke u kujdesur për të lehtësuar procedurat e ofrimit të shërbimeve për studentët përmes digjitalizimit, kjo zgjidhje inovative u dizajnuar, konfigurua dhe u realizua nga vetë studentët e USHAF-it.

Terminali Vetë-Shërbyes ofron një mënyrë të shpejtë dhe efikase për të marrë shërbimet e dëshiruara në çdo moment, 24/7, pa qenë nevoja për të shkuar në zyrat e administratës.

Në terminal, studentët mund të marrin një varg shërbimesh, si:

  • Certifikatën/Vërtetimin e studentit,
  • Certifikatën e notave,
  • Të vetë-fotografohen për ID kartelë, dhe
  • Të iniciojnë kërkesën për prodhimin e ID kartelës.

Kontributi i studentëve në projekt:

Konfigurimi: Mbikëqyrur nga dekani, Prof.Asoc. Bashkim Çerkini, instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve u realizua nga studentët:

  1. Agon Sejfiu, Informatikë e Aplikuar në UShAF
  2. Erand Isufi, Informatikë e Aplikuar në UShAF
  3. Afrim Berisha, Inxhinieri dhe Menaxhimi i Prodhimit – Master në UShAF

Dizajni: Mbikëqyrur nga profesori, Prof.Asoc.Dr.Muhamet Ymeri, terminali u dizajnuar nga studentja:

  1. Eliona Neziri, Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri-Master në UShAF

Prodhimi: Mbikëqyrur nga dekani, PhD.c. Bujar Jashari dhe profesori PhD.c. Lulzim Idrizi, terminali u prodhua në laboratorin e përpunimit të drurit në UShAF, nga studentët:

  1. Rron Doli, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri në UShAF
  2. Elton Lohaj, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri në UShAF
  3. Drilon Hyseni, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri në UShAF
  4. Flakron Vladi, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri në UShAF
  5. Shefki Vladi, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri në UShAF
  6. Enis Trupi, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri
  7. Laurant Vladi, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri

Ngjyrosja: Mbikëqyrur nga profesoresha Lebibe Topani, ngjyroja e terminalit u realizua nga studentët:

  1. Hana Haziri, Fakulteti i Arteve të Aplikuara në UShAF
  2. Valmira Sylejmani, Fakulteti i Arteve të Aplikuara në UShAF
  3. Dren Osmani Fakulteti i Arteve të Aplikuara në UShAF
  4. Elba Gashi ( Maturante nga shkolla e Arit në Ferizaj)

Projekti është ideuar, projektuar dhe mbikëqyrur nga prorektorja për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, Prof.As.Dr. Fakije Zejnullahu, dhe është modul në Sistemin për Menaxhimin e Universitetit(SMU).

Terminali Vetë-Shërbyes ndodhet në vend të përshtatshëm dhe është i lehtë për t’u identifikuar dhe përdorur nga studentët.

Rektori i Universitetit, Prof.Dr. Agron Bajraktari, falënderon me ngrohtësi të gjithë studentët e angazhuar në projekt dhe profesorët që udhëhoqën dhe mbikëqyrën punën e tyre.

Udhëzues për shfrytëzimin e Terminalit Vetë-Shërbyes