Studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, vizituan Panairin Nderkombetar të Mobilerisë “Shqipëria 2023”, panair që organizohet nga Albexpo Group, Tiranë, Shqipëri.

Gjatë kēsaj vizite, studentët patën rastin të njihen me dizajn inovativ të projektuar nga Arkitektë ndërkombëtar me renome. Studentët, poashtu përfituan njohuri të shumta në fushën e materialeve, akcesorëve inovativ dhe teknologjisë së avancuar CNC.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari përgëzoi studentët dhe stafin akademik për vizitën në fjalë, duke shtuar që vizitat e tilla forcojnë nivelin e njohurive dhe shkathtësive praktike të studentëve tanë, e që rezultate të tilla janë edhe objektiv i përgjithshëm i UShAF.