Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/20, sipas të cilit do të pranohen 383 studentë.

Në këtë vit akademik do të pranohen 272 studentë të rregullt, ndërsa 77 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 13 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 13 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Këtë vit kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve
  2. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
  3. Dizajn Grafik dhe Multimedia
  4. Inxhinieri Industriale me Informatikë
  5. Menaxhment Industrial
  6. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë

Konkursi do të jetë i hapur deri me 19 Shtator 2019, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).

Për të aplikuar kliko në linkun: