Në bazë të vendimit nr. 184/25, të datës 27.01.2025 të Këshillit Drejtues, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datën 14.11.2025 shpallë:
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universtare për studentë, për vitin akademik 2025/26
I.
Kushtet e përgjithshme
- Bursa universitare ndahet për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor) dhe nivelit të studimeve master;
- Të drejtë aplikimi për bursë kanë studentët e UShAF, të cilët i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë studentë të rregullt të Fakulteteve të UShAF;
- Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë (bachelor) dhe studentë të vitit të dytë të nivelit master;
- Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
- T’i kenë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit 2025;
- Të kenë notë mesatare të studimeve 8.00 (tetë pikë zero) e më lartë.
II.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
- Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- Aplikacioni ( i cili merret te zyra e shërbimit të studentëve );
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
- Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.
- Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs, t’i përgatit listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e bursës universitare;
- Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të pranohet nga Zyra e Shërbimit të Studentëve
III.
Afati për aplikim
- Afati i aplikimit është prej datës 14.11.2025 deri më 20.11.2025 ora 15:00.
IV.
E drejta e ankesës
- Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë të përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese tek Komisioni për Ankesa, në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.
- Ankesat duhet të dërzohen në Zyrën e Shërbimit të Studentëve.
Linku i konkursit për bursa Universitare: Konkursi për bursë Universitare