Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj – UShAF ka fituar projektin me titull “Ngritja e kapaciteteve njerëzore në fushën e kërkimit, me fokus të veçantë në inteligjencën artificiale dhe zhvillimi i kapaciteteve të avancuara të teknologjisë së informacionit në kuadër të Zyrës për Kërkime Shkencore”, menaxheri i projektit Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti dhe përfaqësuesi i KUSA z. Fisnik Ahmeti kane nënshkruar Marrëveshjen për këtë projekt me date 22.12.2023. Synim i projektit është avancimi i punës kërkimore/shkencore ne Universitet – ky synim i projektit është ne harmoni me synimin dhe qëllimin e Programit te Granteve për Mbështetjen e Universiteteve 2023/24 i cili është ti katalizoj ndryshimet pozitive në institucionet e arsimit të lartë – IAL, në Kosovë.
SHBA janë katalizator te zhvillimeve pozitive ne Kosove, Programi i Granteve për Mbështetje te Universiteteve 2023/24 është i një rëndësie te jashtëzakonshme për zhvillimet ne sferën e arsimit ne Kosove, në emër te USHAF shprehim falënderimin dhe respektin maksimal per popullin amerikan, për përfaqësuesit e Ambasadës se SHBA ne Kosove dhe për stafin e KUSA ne Prishtinë.
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”