Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur dyert sot për të pritur në një ceremoni solemne studentët në vitin e ri akademik 2023/24, e në veçanti ata të cilët për herë të parë fillojnë studimet në Universitet.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari iu dëshiroi mirëseardhje në Universitet studentëve, e në veçanti atyre që për herë të parë fituan statusin e studentit.
“Ndjehem shumë mirë dhe njëkohësisht i emocionuar që po fillon viti i ri akademik në ambientet e Universitetit tonë. Ju jemi falënderues dhe shumë mirënjohës, juve studentë të dashur, po edhe familjeve tuaja që keni zgjedhur institucionin tonë dhe na keni besuar t’u ndihmojmë në ngritjen tuaj profesionale. Ju premtojmë se nuk do të zgjënjeheni me vendimin tuaj, gjë që do ta vërtetoni gjatë studimeve. Kjo tani më është shtëpija juaj dhe dyert e gjithë stafit, e në veçanti e imja do të jetë e hapur gjithmonë për bashkëpunim me secilin nga ju me qëllim që përmes bashkëpunimit të realizojmë synimet tona drejtë suksesit tuaj në të ardhmën”, tha Rektori.
Kryetari i Këshillit Drejtues të UShAF, z. Hazir Gashi u uroi mirëseardhje studentëve dhe mes tjerash porositi ata që të fillojnë që nga tani me angazhimin e tyre dhe të bëhen profesionist nga institucioni, i cili ju garanton të ardhme të suksesshme, ku me njohurit e tyre do të kontribuojnë për shtetin tonë, për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.
Ndërsa, Kryetarja e Parlamentit Studentor të UShAF, Leona Jahiri tha se për ne është nderë që çdo vit e më shumë familja jonë po zgjerohet dhe interesimi për tu bërë pjesë e jona është shumë i madh. Ky interesim dhe entuziazëm, sipas saj po vie falë angazhimit dhe përkushtimit që po tregon menaxhmenti i Universitetit, profesorët dhe bizneset partnere të Universitetit.
This post is also available in: English