Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj – UShAF me date 18.01.2024 edhe zyrtarisht ka filluar implementimin e projektit të fituar nga Granti për Mbështetjen e Universitetit 2023/2024, Grant i ndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA. Sot është mbajtur takimi informativ me Menaxhmentin, Stafin, Administratën, Alumni-Studentet e USHAF – të njëjtit janë njoftuar me fushat dhe objektivat qe i mbulon projekti.

Rektori Prof. Dr. Agron Bajraktari e ka vlerësuar lartë projektin dhe rëndësin e tijë për fushën e kërkimeve shkencore në USHAF dhe ka falënderuar grupin punues në projekt. Menaxheri i projektit Prof. Assoc. Dr. Ismail Mehmeti ka prezantuar aktivitetet ndërlidhur me fushat dhe objektivat e projektit te cilat janë të ndërlidhura me rritjen e cilësisë dhe sasisë për hulumtime shkencore nga stafi akademik dhe studentet ne Universitet. Projekti qe mbulon fushën e kërkimeve shkencore është i një rëndësie te jashtëzakonshme për ngritjen dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në Universitet.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizajn shprehë falënderim dhe është mirënjohës ndaj Ambasadës së SHBA-ve te cilët përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/24 (implementuar nga KUSA) , e ndihmojnë arsimin e lartë në Kosovë.

 

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”