Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Kryetari i Odës Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në funksionim të zhvillimit të përgjithshëm akademik, shkencor, social dhe ekonomik.

Memorandumi përfshinë përkrahjen e ngritjes së nivelit akademik, shkencor dhe profesional të studentëve kosovarë, krijimin e një ambienti më të volitshëm ekonomik dhe për të konkurruar në projekte të ndryshme të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rektori Bajraktari, falënderoi OEK për bashkëpunimin dhe tha se për UShAF është nderë që të bashkëpunojë me një institucion të tillë, bashkëpunim ky që sipas tij do të sjellë rezultate të mira në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinjë.

Ndërsa, kryetari Rafuna falënderoi Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin dhe ndër të tjera, theksoi se në Ferizaj kemi pasur fatin që në kuadër të Odave të Ballkanit Perëndimorë të hapim qendrën për trajnime për krejt Ballkanin dhe kjo do të jetë edhe një avantazh që do ta ndimojë UShAF në projekte të caktuara dhe të përfitoj nga kjo Qendër dhe nga OEK.

Në fund të takimit rektori Bajraktari e njoftoj për së afërmi kryetrin Rafuna me objektin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.