Të nderuar besimtarë myslimanë,
Në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që të kemi vullnetin dhe motivin e duhur që t’i zhvillojmë edhe më shumë vlerat njerëzore dhe t’ua përcjellim si trashëgimi brezave që vijnë.
Ky është edhe mesazhi që ka ky muaj i bekuar, sepse duke menduar më shumë për vlerat njerëzore, ne sigurojmë mirëqenie për të gjithë sot dhe të ardhme më të sigurtë për fëmijët tanë.
Paçi shëndet e veç të mira në familjet tuaja!
Agjërim të lehtë e të pranueshëm!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor