Të nderuar qytetarë të besimit myslimanë,
Po shënojmë një ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, po festojmë Fitër Bajramin, andaj uroj t’iu është pranuar agjërimi.
Ishte një muaj përkushtimi dhe adhurimi ndaj Krijuesit, një muaj që sjellë në vëmendjen tonë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, një muaj që na kujton sa e rëndësishme është paqja dhe harmonia mes nesh.
Uroj që të keni gjithmonë dashuri e harmoni në familjet tuaja dhe këtë frymë ta përcillni kudo!
Me fat Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari – Rektor