Në përmbyllje të një viti të shënuar me suksese dhe arritje të rëndësishme për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për studentët dhe stafin akademik e administrativ për përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme, si dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Universitetit që kanë kontribuar dhe na kanë mbështetur në realizimin e misionit tonë akademik dhe profesional.

Në prag të ndërrimit të viteve, uroj që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë përmbyllur këtë vit me suksese dhe arritje personale, duke e pritur vitin e ri me shpresë, optimizëm dhe vendosmëri për të kontribuar në mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.

Le të jetë viti 2026 i pasur me mundësi të reja, suksese profesionale dhe mirëqenie për të gjithë.

Gëzuar Festat e Fundvitit!

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor