Në përmbyllje të një viti të suksesshëm për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, shpreh mirënjohjen time ndaj studentëve dhe stafit për përkushtimin e tyre, si dhe ndaj të gjithë miqve dhe partnerëve që na kanë mbështetur në realizimin e misionit tonë akademik dhe profesional.

Në prag të ndërrimit të moteve, uroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë përmbyllur me sukses dhe arritje personale këtë vit, duke pritur vitin e ri me optimizëm, vendosmëri dhe angazhim për të kontribuar në mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.

Le të jetë viti 2025 i pasur me mundësi të reja, arritje profesionale dhe mirëqenie për të gjithë!

Gëzuar Festat e Fundvitit!

Prof. Dr. Agron Bajraktari Rektor