Edhe një vit i përmbyllur me suksese të shumta për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, falë punës dhe përkushtimit të studentëve e stafit, si dhe mbështetjes së të gjithë miqve e partnerëve të Universitetit.
Uroj që të gjithë qytetarët e Kosovës ta kenë përmbyllur me suksese këtë vit dhe të presin të lumtur një vit të ri, me dëshirën e gatishmërinë që të sigurojnë vazhdimësinë e mbarësisë në jetën e tyre dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Viti 2024 sjelltë veç të mira e suksese për të gjithë!
Gëzuar!
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor