Të nderuar besimtarë katolikë,

Festa e Pashkëve sjell me vete një mesazh të fuqishëm shprese dhe besimi, duke na rikujtuar se dashuria, mirëkuptimi dhe harmonia ndërmjet njerëzve janë vlerat që e bëjnë shoqërinë tonë më të mirë.

Duke kultivuar respektin dhe solidaritetin, si dhe duke u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, ne kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të mirë. Çdo veprim i mirë që bëjmë sot është një investim i çmuar për një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur për brezat e rinj. Le të punojmë së bashku që këto vlera të jetojnë dhe të përcillen ndër breza.

Gëzuar Pashkët! Uroj që kjo festë t’ju sjellë shëndet, dashuri dhe begati në familjet tuaja, sot dhe gjithmonë!

Gëzuar!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor