Të nderuar besimtarë katolikë,
Uroj që, në këtë Ditë të madhe të Pashkës dhe çdo ditë tjetër, të keni shëndet dhe të gjitha të mirat në familjet tuaja!
Kjo ditë e madhe, na jep shpresë se edhe gjeneratat tona do t’i përcjellin vlerat njerëzore, për të siguruar vazhdimësinë e tyre, sepse në këtë mënyrë do të ketë paqe, harmoni e mirëqenie për të gjithë. Në këtë drejtim, secili nga ne mund të japë kontribut, duke respektuar njëri-tjetrin, duke ndihmuar ata që kanë nevojë dhe duke punuar fort për një botë të mirë.
Me shnet Pashkën!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor