Të nderuar besimtarë myslimanë,

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që kjo periudhë e bekuar të na frymëzojë me vullnet, përkushtim dhe motiv për të forcuar edhe më tej vlerat tona njerëzore dhe të ua lëmë ato si trashëgimi të çmuar brezave që vijnë.

Ramazani na fton në reflektim, solidaritet dhe mirëkuptim, duke na kujtuar se përmes kultivimit të vlerave humane ndërtojmë mirëqenie sot dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.

Ju dëshiroj shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor