Urimi i Rektorit Bajraktari për muajin e shenjtë të Ramazanit
Të dashur besimtarë myslimanë,
Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një kohë reflektimi dhe përkushtimi, që na fton të ngrisim vlerat e vërteta njerëzore dhe të punojmë për mirëqenien e të gjithëve.
Ky muaj i sakrificës dhe devotshmërisë na kujton sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë, duke kultivuar dhembshurinë dhe solidaritetin në zemrat tona. Le të hapim shpirtrat tanë ndaj mirësisë e dashurisë, duke ndërtuar një botë më të drejtë e më humane për familjet tona dhe për gjithë shoqërinë.
Uroj që dashuria, paqja, humanizmi dhe harmonia të jenë udhërrëfyes të pandashëm në jetën tuaj!
Të gjithë besimtarëve ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor