Të nderuar besimtarë myslimanë,
Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Kjo periudhë e veçantë e faljes, reflektimit dhe solidaritetit, sjellë me vete më shume mundësi për të rritur ndërgjegjësimin tonë ndaj vlerave njerëzore dhe për të bërë ndryshime pozitive në jetën e të gjithëve.
Uroj që solidariteti, humanizmi, falja, harmonia dhe paqja të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, në familjet tona dhe shoqërinë në përgjithësi!
Ju dëshiroj agjërim të lehtë e të pranueshëm!
Paçi shëndet e lumturi në familjet tuaja!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor