Të ndëruar besimtarë myslimanë,
Po festojmë sot një ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, ditën e Fiter Bajramit, duke lënë pas muajin e përkushtimit dhe adhurimit ndaj Zotit. Uroj që agjërimi juaj të jetë pranuar dhe me shëndet e lumturi të jeni duke festuar në këtë ditë.
Shpresoj që lutjet tuaja dhe përkushtimi për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, të kenë bërë që sot, çdo familje të ketë zemrat dhe tryezat plot, duke na dhënë shpresë se kemi kontribuar për të lartësuar vlerat njerëzore.
Uroj që të ketë shumë dashuri në mesin tonë dhe të shpërndahet kjo frymë që siguron paqe e harmoni kudo!
Me fat Fiter Bajramin!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor