Të nderuar besimtarë myslimanë,

Dita e Kurban Bajramit na kujton se vlerat më të çmuara të njerëzimit janë ato që na afrojnë me njëri-tjetrin dhe e bëjnë jetën tone më të lehtë dhe më kuptimplotë për secilin prej nesh.

Përmes dashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, paqes dhe tolerancës, ne ndërtojmë lidhje të forta ndërnjerëzore dhe sigurojmë një rrugëtim të qëndrueshëm drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

Le të shërbejë kjo festë si një mundësi për të reflektuar, për të falënderuar dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për përkrahje e ngrohtësi njerëzore.

Uroj që në familjet tuaja të mbretërojë gjithmonë e mira, shëndeti dhe lumturia!

Me fat Kurban Bajramin!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor