Të nderuar besimtarë myslimanë,

Pas një muaji përkushtimi dhe adhurimi ndaj Zotit, po e festojmë ditën e Fitër Bajramit, një ditë që sjell shpresë, harmoni dhe mirësi në zemrat tona.Muaji i shenjtë i Ramazanit na kujton se dashuria, solidariteti dhe ndihma për ata që kanë nevojë janë vlera që sjellin paqe në zemrat tona dhe ndihmojnë në ndërtimin e një mjedisi më të mirë për familjen, komunitetin dhe shoqërinë.

Uroj që agjërimi t’ju jetë pranuar dhe kjo ditë feste t’ju ketë gjetur me shëndet, gëzim dhe begati në familjet tuaja!

Me fat dhe gëzuar Fitër Bajramin!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor