Viti 2020 ishte një vit i vështirë për gjithë botën, pra edhe për Kosovën në të gjitha segmentet e jetës, për arsimin në përgjithësi dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Megjithatë, Universiteti ynë po e përmbyllë me sukses këtë vit kalendarik, falë përkushtimit të madh të stafit akademik e administrativ, bizneseve dhe atyre për të cilët ekzistojmë: studentëve tanë të mrekullueshëm, që i japin jetë e të ardhme UShAF-it dhe Kosovës!
Me shpresën se viti 2021 do të jetë një vit që do të na rikthejë në normalitet të jetës në të gjitha fushat, uroj që vitin e ri ta fillojmë në objektet universitare, e bashkë t’i sjellim suksese të reja Universitetit tonë dhe gjithë arsimit të lartë në Kosovë për ta fuqizuar vendin tonë.
Viti 2021 sjelltë në jetën Tuaj veç të mira dhe suksese! Qofshi të lumtur me familje e miq!
Gëzuar!
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor