Urimi i Rektorit Bajraktari për Ditën e Pavarësisë
Dita e Pavarësisë është një ndër momentet më madhështore të historisë sonë, një ditë që na kujton sakrificat e mëdha të luftëtarëve, patriotëve dhe intelektualëve që nuk u ndalën asnjëherë në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.
Në këtë ditë të shënuar, uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke ju dëshiruar shëndet, suksese dhe vullnet për ta çuar përpara zhvillimin e vendit tonë. Le të punojmë së bashku për një Kosovë të zhvilluar dhe të përparuar, ku gjenerata e reja do të kenë mundësinë të jetojnë të sigurtë dhe të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në botën e zhvilluar.
Nderimi më i madh për ata që ranë për liri është përkushtimi ynë për të ardhmen e Kosovës. Vetëm duke punuar dhe kontribuar për vendin, ne tregojmë dashurinë dhe respektin tonë për sakrificën e tyre.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!