Dita e Pavarësisë është ditë e madhe e historisë së Kosovës, ditë që na i kujton përpjekjet e mëdha të luftëtarëve, patriotëve e intelektualëve që punuan pa u ndalë për liri e shtet.
Në këtë ditë, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj gjithë të mirat dhe vullnet e motiv për ta zhvilluar vendin, në mënyrë që fëmijët tanë të jetojnë të sigurtë dhe të barabartë me moshatarët e tyre në vendet e zhvilluara.
Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar ata që ranë për liri dhe njëkohësisht kontributi ynë për brezat që do të vijnë. Kjo është e vetmja mënyrë për të shprehur dashurinë për Kosovën.
Gëzuar Dita e Pavarësisë!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor
This post is also available in: English