Urimi i Rektorit Bajraktari për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Të nderuar mësimdhënës,

Dita e Mësuesit, që shënohet me 7 Mars, na rikujton me mirënjohje të gjithë mësimdhënësit që brez pas brezi me përkushtim e sakrificë u kujdesën për ruajtjen e gjuhës, arsimimin dhe emancipimin e kombit shqiptar.

Gjatë historisë, mësimdhënësit tanë jo vetëm që përcollën dije, por edhe frymëzuan brezat për dashurinë ndaj atdheut, duke i udhëzuar drejt përpjekjeve për liri dhe zhvillim.

Sot, me të njëjtin përkushtim, mësimdhënësit tanë vazhdojnë rrugën drejtë së ardhmes, duke përgatitur gjeneratat e reja për mundësitë që ofron një botë gjithnjë e në zhvillim.

Në këtë ditë të veçantë, ju uroj shëndet, suksese dhe vullnet për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje të ndritur me një shoqëri të ditur dhe të përgjegjshme.

Urime Dita e Mësuesit!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor