Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Dita kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë i dha fund dhimbjeve, vuajtjeve e dëmeve të pafund që iu shkaktuan popullit shqiptar nga policia e ushtria serbe.

Kjo tokë, për të cilën u flijuan burra e gra brez pas brezi, më në fund e priti lirinë aq të dëshiruar.

Kosova nuk do t’i harrojë asnjëherë miqtë si ShBA e NATO, si dhe të gjithë miqtë tjerë nga e gjithë bota, që i dolën në krah në luftën për liri e shtet.

Prandaj, kjo ditë do të mbetet përjetësisht në historinë tonë, bashkë me dëshmorët e martirët, si dhe të gjithë ata intelektualë e patriotë që i dolën zot Atdheut.

Lavdi e përjetshme atyre që ja falën jetën Lirisë!

E gezofshim lirinë gjeneratë pas gjenerate!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rekto