Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Kjo ditë e shënuar na rikujton me respekt dhe mirënjohje sakrificën dhe kontributin e çmuar të gruas shqiptare ndër shekuj, e cila ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe një forcë e rëndësishme në ndërtimin dhe zhvillimin e kombit tonë.

Ato kanë lindur dhe edukuar breza të tërë djemsh e vajzash që luftuan për liri dhe u formuan si intelektualë të përkushtuar ndaj atdheut. Me guxim, përkushtim dhe vendosmëri, gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë mbështetje e fortë e shoqërisë, duke dhënë kontribut të madh për një të ardhme më të mirë dhe për përparimin e saj.

Sot, duke mbështetur çdo nënë, grua, motër dhe vajzë, ne kontribuojmë në fuqizimin e tyre dhe njëkohësisht në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.

Urime 8 Marsi!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor