Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas

Kjo ditë e veçantë na kujton sakrificën dhe rolin e pazëvendësueshëm të gruas shqiptare ndër shekuj, e cila ka qenë shtylla e familjes dhe forca e kombit tonë.

Ato lindën dhe rritën breza djemsh e vajzash që luftuan për liri dhe u bënë intelektualë të përkushtuar ndaj atdheut. Me guxim dhe vendosmëri, gratë shqiptare ishin shtylla të qëndrueshme të shoqërisë, duke sakrifikuar gjithçka për një të ardhme më të mirë dhe për emancipimin e shoqërisë.

Sot, duke mbështetur çdo nënë, grua, motër e vajzë, ne fuqizojmë jo vetëm ato, por edhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë.

Urime 8 Marsi!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor