Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, bazuar në Rregulloren për hulumtime shkencore, subvencionim të punës dhe projekteve hulumtuese, kërkimore-shkencore dhe të aplikuara, dt. 18.10.2024, nr. 3293/24, Rregullores për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dt. 31.10.2024, nr. 3427/24 si dhe vendimit te Senatit te datës 18.10.2024, nr. 3297/24:

Shpallë:

THIRRJE PUBLIKE

për projekte hulumtuese

Me të cilën ftohen stafi i interesuar i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) të konkurrojnë për subvencionimin e projekteve hulumtuese të njësive akademike të UShAF, sipas rregullores në fuqi. Subvencioni është deri në 10,000.00  euro për projekt për njësi akademike (fakultet), me një kohëzgjatje minimale të realizueshmërisë prej 1 muaji dhe maksimale deri më 10 dhjetor 2024.

Projekt propozimi duhet t’i përkasë fushave të studimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të cilat përfshijnë:

  1. Menaxhment;
  2. Inxhinieri dhe Informatikë
  3. Arkitekturë, Dizajn dhe Teknologji së Drurit
  4. Turizëm dhe Ambientit
  5. Arte të Aplikuara

Kushtet e veçanta të aplikimit:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personeli akademik i rregullt në UShAF,
  • Projekti dhe bartësi (koordinatori) i projektit duhet të jenë të fushës së njësisë akademike dhe me interes për institucionin,
  • Bartësi dhe anëtarët e përfshirë në projekt duhet të jenë me punësim të rregullt ose studentë nga UShAF; përjashtim bëjnë ekspertët e jashtëm,
  • Inkuadrimi i së paku dy studentëve të UShAF (bachelor dhe master),
  • Aplikacioni(formulari i aplikimit) duhet të jetë i plotësuar dhe i nënshkruar nga bartësi i projektit,
  • Shkresë e veçantë e nënshkruar nga përgjegjësi i njësisë akademike, që vërteton se projekti nuk është realizuar asnjëherë më parë në UShAF,
  • Deklarata e bartësit (koordinatorit) të projektit, e nënshkruar,
  • Deklaratë e nënshkruar nga secili pjesëmarrës/anëtar veç e veç në projekt,
  • Forma e buxhetit(€),
  • Biografi e shkurtër e secilit anëtar të angazhuar në projekt, duke përfshirë rolin dhe përgjegjësitë e tyre,
  • Projektet për të cilat është pranuar mbështetje financiare nga institucione të tjera në vend ose jashtë vendit nuk do të mbështeten nga universiteti.

Aplikim i suksesshëm është çdo aplikim që i plotëson kushtet e parapara me thirrje.

Dorëzimi i dokumenteve:

Dorëzimi i dokumenteve bëhet në Zyrën për Mbështetje të Kërkimeve Shkencore në UShAF.

Afati për konkurrim për këtë thirrje është nga data 01.11.2024 deri më datën 08.11.2024 në orën 16:00.

Sqarime shtesë:

Aplikacioni i pakompletuar ose jashtë afatit kohor nuk do të shqyrtohet.

  • Aplikacionet që nuk përmbajnë të gjitha dokumentet e kërkuara do të refuzohen automatikisht.
  • Aplikimet që kalojnë vlerësimin teknik/administrativ do të vlerësohen nga Komisioni për Projekte Hulumtuese, Kërkimore-Shkencore dhe të Aplikuara.
  • Udhëheqësi i projektit mund të jetë bartës i vetëm një projekti dhe nuk mund të jetë anëtar i ndonjë projekti tjetër, te të njëjtës thirrje.
  • Anëtarët e projektit nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë projekti tjetër, te të njëjtës thirrje.

Financimi:     

Kategoritë e shpenzimeve që mund të financohen për projekte hulumtuese:

  • Paisje të posaçme
  • Paisje laboratorike;
  • Mjete shpenzuese
  • Softuerë;
  • Libra.
  • Vizita afatshkurta;
  • Konferenca ku prezentohen rezultatet e projektit përfitues;
  • Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi;
  • Shpenzime të punës në terren;
  • Shpenzime për këshilltarët e jashtëm;
  • Pagesa për mëditje të stafit akademik të rregullt të UShAF, pjesëmarrës në projekt në lartësinë 20% të vlerës totale të grantit të projektit;
  • Pagesa për studentë të angazhuar.

Lartësia e kompensimit të mëditjes për stafin akademik të rregullt, pjesëmarrës në projekte është si në vijim:

  • Menaxheri i projektit, mëditja është e barabartë me një mëditje të pagës bazë bruto të profesorit të rregullt.
  • Stafi akademik pjesëmarrës në projekt, mëditja është e barabartë me një mëditje të pagës bazë bruto të profesorit të asocuar.

Kompensimi për mëditje për këshilltar të jashtëm është e barabartë me një mëditje të pagës bazë bruto të Zyrtarit Kryesor Administrativ (ZKA) të institucionit.

Kompensimi për mëditje për studentët është e barabartë me një mëditje të pagës bazë bruto të ligjëruesit të rregullt në UShAF.

Financimi i projektit do të bëhet në tri faza:

  • 50% e shumës alokohet pas nënshkrimit të projektit.
  • Raporti fillestar duhet të bëhet nga bartësi i projektit me aktivitetet e planifikuara.
  • 30% pas miratimit të raportit intermediar (aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara për fazën e ardhshme).
  • 20% pas përmbylljes me sukses të projektit (aprovimit të raportit final).

Mund të aplikohet deri në vlerë prej 10,000.00 €(dhjetë mijë euro)

Kohëzgjatja minimale të realizueshmërisë është 1 muaji, kurse data më e vonshme e realizimit është  10 Dhjetor 2024.

Kriteret e vlerësimit

Aplikimet që kalojnë vlerësimin teknik/administrativ do të vlerësohen sipas kritereve si në tabelën e mëposhtme.

Përfituesit do te përzgjidhen mbi bazat konkurruese ne përputhje me kriteret e vlerësimit.

Tabela 1. Kriteret e vlerësimit

  Kriteri i vlerësimit Pikët
1 Përshkrimi i projektit dhe audienca e synuar direkte (Vlerësimi: 0-10 pikë)
2 Qëllimi, Objektivat, Aktivitetet dhe Planifikimi kohor (Vlerësimi: 0-15 pikë)
3 Kualifikimi dhe Eksperienca e Ekipit të Projektit (Vlerësimi: 0-15 pikë)
4 Menaxhimi  i Projektit (Vlerësimi: 0-10 pikë)
5 Menaxhimi financiar i planifikuar (Vlerësimi: 0-10 pikë)
6 Rezultatet dhe Përfundimet (Vlerësimi: 0-15 pikë)
7 Qëndrueshmëria (Vlerësimi: 0-10 pikë)
8 Inovacioni dhe kreativiteti (Vlerësimi: 0-5 pikë)
9 Impakti Social ose Ekonomik (Vlerësimi: 0-3 pikë)
10 Tema ndërsektoriale dhe relevanca me fushat e studimit në UShAF (Vlerësimi: 0-3 pikë)
11 Projekti udhëhiqet nga një (femër) (Vlerësimi: 0-2 pikë)
12 Përfshirja e minimum dy studenteve (Vlerësimi: 0-2 pikë)

Shënim: Të gjithë përfituesit e projekteve janë të obliguar, para marrjes së pjeses se fundit të fondeve, të dorëzojnë në UShAF të gjitha të dhënat parësore, materialet e gjeneruara dhe produktet e krijuara gjatë zbatimit të projektit, si në formë elektronike ashtu edhe në formë të fizike/produkti. Të dhënat, produkti përfundimtar i projektit dhe çdo material i gjeneruar në kudër të projektit do të konsiderohen pronë e UShAF-it, duke siguruar që kontributi i secilit projekt të mbetet i vlefshëm për institucionin dhe komunitetin më gjerë.