Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e shtunë, 6 prill 2024 deri të martë, 30 prill 2024 ne ora 17:00.
Linku i thirrjë për aplikim : YCSXIV_Call for Application