Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Saxion, Holandë, për semestrin dimëror 2026.
Thirrja është e hapur për studentët nga këto fakultete:
- Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
- Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë të Drurit
- Dizajn Grafik dhe Multimedia
Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë thirrje është tre.
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected].
Data e fundit për dërgimin e letrës motivuese është 14 prill 2026.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.