Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrjen e hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri në semestrin Dimëror 2026. Ky mobilitet është i hapur për studentët e këtyre fakulteteve:
– Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
– Fakulteti i Arteve të Aplikuara
– Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Thirrja vlen për studentët që aktualisht janë në nivelin Bachelor, përkatësisht ata që janë në vitin e parë, semestrin e dytë dhe në vitin e dytë, semestrin e katërt, si dhe për studentët e nivelit Master që janë në vitin e parë, semestrin e dytë.
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]
Afati i Aplikimit
Data e fundit për dorëzimin e letrës motivuese është 10 prill 2026.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.