Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë, në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin Veror 2024.

Thirrja për mobilitet përmban 2 bursa dedikuar për studentët e UShAF, të nivelit bachelor dhe master.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 5 dhjetor 2023.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së procedurës së aplikimit dhe listës së lëndeve,

klikoni në këtë link: https://wseiz.pl/en/erasmus/wyjazdy-studentow/wyjazdy-na-studia-wymienne-sms/?cn-reloaded=1