Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpall thirrjen e hapur për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Vidzeme University of Applied Sciences, Letoni, për semestrin dimëror 2026. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është tre (3).
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në këto drejtime:
Bachelor:
- Menaxhment në Turizëm dhe Hoteleri
- Informatika e Aplikuar
- Inxhinieri Industriale me Informatikë
Master:
- Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit
- Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]
Afati i Aplikimit
Data e fundit për aplikim është 10 prill 2026.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.