Universiteti Teknik i Rigës në Letoni (RTU) në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për bursa për mobilitet, për semestrin pranveror 2021. Thirrja për Mobilitet përmban 10 bursa për mobilitet në nivelin bachelor dhe master, në nivel të Kosovës.

Procesi i Aplikimit dhe Dokumentet Të gjithë aplikimet për nominim duhet të regjstrohen në: https://incomingexchange.rtu.lv Përshkrimin e detajuar të procesit të aplikimit mund të gjeni në: https://fsd.rtu.lv/erasmus-partner-countires/

Dokumentet të cilat duhet ngarkuar gjatë aplikimit online janë:

· Letër nominuese (të vulosur nga dekani i fakultetit përkatës dhe me vulë të universitetit)

· Pasaporta e skanuar

· Transkripta e notave

· Dëshmi të njohjës së gjuhës angleze, së paku testin B1

Pas plotësimit të aplikacionit studentët në koordinim me dekanin përkatës duhet të krijojnë një plan të studimit (Learning Agreement) me lëndët të cilat mund t’i gjeni këtu: http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/.

Në fund nëse aplikimi është dërguar me sukses në platform, aplikuesit do të intervistohen përmes Skype, në bazë të cilës do të mirret vendimi përfundimtar.

Data e fundit për aplikim është deri me datë 15 nëntor 2020.

Semestri pranveror fillon me 01.02.2021 dhe përfundon me 20.06.2021.

Për të gjithë studentët të interesuar për më shumë detaje dhe informacione, Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga Universiteti i Rigës, ka kënaqësinë të ftojë studentët në Ditën e Hapur (Open Day), cila do të mbahet në mënyrë virtuale. Eventin në fjalë mund ta gjeni në: https://www.facebook.com/events/1082303962594230/.

Parapraktisht, regjistrohuni për këtë uebinar në linkun: https://rtucloud1.zoom.us/webinar/register/WN_eJpG2ErgRE6-2qGHzhiWcA

Anëtarët e ekipit ndërkombëtar nga Universiteti Teknik i Rigës do t’ju prezantojnë me një program të ndryshëm, si: procesin e aplikimit në internet, kërkesat e hyrjes, shërbimet e studentëve, rregulloret e imigracionit, punësimin, mundësitë e shkëmbimit të studentëve dhe bursat Erasmus +.

Pas regjistrimit, ju do të merrni një email konfirmimi që përmban informacion në lidhje me me uebinarin.