Universiteti Teknik i Rigas në Letoni (RTU) në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për bursa për mobilitet, për semestrin pranveror 2020. Thirrja për Mobilitet përmban 5 bursa për mobilitet në nivelin bachelor dhe 3 master, në nivel të Kosovës.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 20.11.2019. Studentët e interesuar për aplikim, duhet të dorëzojnë këto dokumente në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF:

  • Transkriptin e notave;
  • Kopjen e pasaportës;
  • Dëshiminë e regjistrimit si student në UShAF dhe letrën e nominimit nga universiteti;
  • Dëshmi të njohjës së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
  • Marrëveshjen e mësimit (më së paku 25 ECTS).

Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj) dhe bursa mujore është 800 euro për muaj.

Bazuar në llogaritësin e distancës së programit Erasmus +, Komisioni Evropian cakton përkrahjen për udhëtime. Për Kosovën është 275 euro. Universiteti Teknik i Rigës rimburson mbështetjen e udhëtimit pasi përfituesi i grantit ka ardhur në bazë të kostove faktike. Nëse shuma tejkalon 275 euro, përfituesi i grantit duhet të mbulojë vetë shumën shtesë.

Pas marrjes së nominimeve, ekipi i RTU do të zhvillojë intervista në Skype.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së procedurës së aplikimit dhe listës së lëndeve, klikoni në këto linqe:

RTU Erasmus: https://incomingexchange.rtu.lv/institutions/partners

Lista e lëndëve dhe informacione të përgjithshme rreth studimeve : http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/

 

 

 

This post is also available in: English