Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj fton studentët për të aplikuar për mobilitet ndërkombëtar në Universitetin Sapienza të Romës, në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility (KA171), për semestrin e veror 2026.
Kush mund të aplikojë?
Studentët aktivë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Bachelor (nga viti i dytë i studimeve) dhe studentët e nivelit Master nga këto fakultete:
- Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë të Drurit
- Fakulteti i Menaxhmentit
- Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës
Numri i përgjithshëm që do të përzgjidhen për këtë semester është gjashtë (6) në nivel të Kosovës.
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]
Afati për aplikim:
14 Tetor 2025
(Mobiliteti do të realizohet nga Shkurt 2026 deri në Korrik 2026)
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.