Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrjen e hapur për mobilitet për mësimdhënie në Universitetin “Sapienza” në Romë. Numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion është tre (3) mësimdhënës në nivel të Kosovës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze
  • Propozim i ligjëratave

Sqarim për propozimin e kursit:
Aplikuesit duhet të paraqesin një përshkrim të shkurtër të ligjëratave që do të realizojnë gjatë mobilitetit. Ky përshkrim duhet të përfshijë:

  • Titullin e kursit
  • Fushën dhe nivelin e studimeve
  • Objektivat
  • Përmbajtjen kryesore
  • Metodologjinë
  • Numrin e orëve (minimumi 8 orë)

Dokumentet për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected] deri më 13 prill.