Universiteti Sapienza në Romë në kuadër të marrëveshjes bilaterale me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) hap thirrjen për mobilitet për studentët e UShAF.

Studentët e interesuar mund të dërgojnë  nominimin e tyre duke plotësuar formularin në google form, në këtë link: https://forms.gle/ZNQYxCrRD2aKm5rz7

Formulari do të jetë i hapur deri me datë 15 tetor dhe nominimi do të konsiderohet për semestrin veror 2022-2023.

Katalogun e programeve të studimit për këtë vit akademik i gjeni në këtë linkcorsidilaurea.uniroma1.it/en

Për më shumë informacione rreth shkëmbimit të studentëve në Universitetin Sapienza, gjeni të bashkëngjitur letrën informuese.

factsheet_2022-2023