Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 50 44 55

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi

Mësimdhënës

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi është Profesor i Asociuar, në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Angazhimi i tij si ligjërues, në këtë Universitet, filloi qysh në vitin 2013.

Midis viteve 2020 e 2024 ai ishte Dekan i Fakultetit të Menaxhmentit, në po të njëjtin Universitet. Krasniqi kreu edhe një sërë aktivitetesh tjera zhvillimore, administrative dhe menaxheriale, duke përfshirë: Koordinator i Programit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (Koordinator i Programit për nivelin MSc. në Fakultetin e Menaxhimit Industrial), Drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Kryetar në komitetin drejtues për projekte të ndryshme qeveritare të zbatuara nga kompani të huaja konsulente, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë ku ishte përgjegjës për menaxhimin e projekteve, Anëtar i Bordit të Drejtorëve në Bankën për Biznes në Prishtinë, si dhe Drejtor i Përgjithshëm në FC Prishtina.

Që nga viti 2006, Krasniqi, punoi në kolegje të ndryshme , si: Kolegji Illiria, Kolegji UBT, Kolegji AAB – Riinvest, Kolegji Riinvest, si dhe Kolegji AAB.

Krasniqi ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2015 mori titullin Doktor i Shkencave në Menaxhim, në Universitetin e Tiranës.

Duke qenë pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Krasniqi, ishte pjesëmarrës në tri projekte të financuara nga Erasmus+, si  K2 Erasmus+ Project për ngritjen e kapaciteteve profesionale në Universitetin Nottingham Trend, Britani e Madhe, Creating Theory for Practice and Centers for Innovation and Employment i realizuar në North West Regional College, në Irlandën veriore, si dhe ishte pjesë e mobilitetit të stafit në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë, të Polonisë.

Krasniqi është bashkautor i librit të parë të botuar në Kosovë, që ka të bëjë me rastet studimore.

Krasniqi, gjithashtu, ka përvojë në menaxhimin e projekteve përmes punës së tij në Institucionet Qeveritare, ku ka qenë i angazhuar në zhvillimin e strategjisë në nivel lokal dhe qeveritar, zhvillimin e programeve, zhvillimin ekonomik lokal, si dhe kompetenca të tjera akademike dhe kërkimore në këtë fushë, të strategjisë, menaxhimit, qeverisjes, etj.

Krasniqi ishte i angazhuar në dizajnimin, analizimin dhe zbatimin e projekteve: ofruesit e shërbimeve të trajnimit dhe këshillimit të specializuar në trajnime për biznes dhe shërbime të tjera të biznesit, duke përfshirë trajnimet e menaxhmentit dhe punësimit.

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

This post is also available in: English