Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. As. Dr. Sejdi Hoxha
Mësimdhënës
Prof. As. Dr. Sejdi Hoxha është Profesor Asistent, në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Ai ka mbi dhjetë vite përvojë në menaxhimin e bizneseve dhe ka mbajtur pozita të rëndësishme, duke përfshirë Kryetar i Bordit të Hekurudhave të Kosovës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Postës së Kosovës. Në vitin 2019, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës dhe shërbeu si anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim.
Studimet e tij katërvjeçare në Inxhinieri Mekanike i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke fituar titullin Inxhinier i Diplomuar në vitin 2006.Në vitin 2009përfundoi Masterin dyvjeçar në Inxhinieri Mekanike po në këtë universitet. Në vitin 2016, ai përfundoi masterin e dytë, në Menaxhim, në Fakultetin e Menaxhimit, në Kolegjin Universum. Në vitin 2020 përfundoi studimet e doktoratës në fushën e Administrimit të Biznesit në Universitetin Nigde, Turqi.
Hoxha publikoi punime shkencore të indeksuara në Web of Science (SSCI) dhe Scopus, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e kërkimeve shkencore.
This post is also available in: English