Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. As. Dr. Ramadan Topuzi
Mësimdhënës
Prof. As. Dr. Ramadan Topuzi është mësimdhënës, në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur më 30 shtator 2019
Para zgjedhjes së tij në në këtë Universitet, Topuzi, ishte mësimdhënës në Kolegjin Universitar UBT.
Studimet Bachelor dhe Master i mbaroi në Departamentin e Industrisë së Drurit – Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa në vitin 2017 fitoi titullin Doktor i Shkencave, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Ai ka nëntë prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare në vende të ndryshme të rajonit. Gjithashtu, ka publikuar punimet e tij në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor.
Prof. As. Dr. Ramadan Topuzi flet gjuhën angleze dhe atë greke.
This post is also available in: English