Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Petrit Hasanaj
Këshilltar i Rektorit
Prof. Asoc. Dr. Petrit Hasanaj është aktualisht mёsimdhёnёs në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku ka mbajtur edhe postin e Dekanit të Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit për një mandat katërvjeçar.
Në vitin 2019, u emërua Profesor Asistent në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, dhe në vitin 2023 u avancua në thirrjen Profesor i Asociuar.
Hasanaj ishte gjithashtu Dekan në Kolegjin ILIRIA në Prishtinë (2018-2019) dhe dha mësim për shumë vite në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku ka ligjëruar lëndë të ndryshme nga fusha e ekonomisë si asistent dhe ligjërues. Gjatë periudhës 2012-2017, ai shërbeu si Drejtor Menaxhues në Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon N. Kazazi.”
Në aspektin profesional, Hasanaj kishte pozita të rëndësishme, përfshirë këtu edhe pozitën e Drejtorit të Departamentit të Financave në kompaninë IFJB “Lesna” Sh.A – Prishtinë (2008-2010) si dhe pozitën e Përfaqësuesit Ligjor dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve në Institucionin Mikrofinanciar QELIM Kosova – Gjakovë (2006-2015). Për më tepër, nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ai, poashtu, punoi për Organizatën Italiane Celim Milano, si Menaxher Projektesh në filialin e saj në Gjakovë.Përveç kësaj, ai ka një karrierë të gjerë si ekspert i jashtëm pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me të cilin vazhdon të bashkëpunojë që nga gushti i vitit 2018.
Studimet universitare katërvjeçare, Hasanaj, i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti i Bankave dhe Financave. Studimet e nivelit Master i përfundoi në Prishtinë, në drejtimin Menaxhim dhe Financa. Përveç kësaj, në vitin 2008, përfundoi Masterin në Tregjet Financiare dhe Bankare, në Institutin e Studimeve Bankare në bashkëpunim me Universitetin e Pizës, Itali. Në vitin 2017, mori titullin Doktor i Shkencave në fushën e Turizmit, nga Universiteti “Shën Klementi i Ohrit” – Manastir, Maqedoni.
Hasanaj mori pjesë dhe prezantoi në një sërë konferencash ndërkombëtare, të organizuara nga universitete të ndryshme në Kosovë dhe rajon. Poashtu, ai botoi një numër të konsiderueshëm punimesh në revista shkencore ndërkombëtare dhe vendore, të fokusuara kryesisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Angazhimet e tij të shumta në arsim, kërkim dhe projekte profesionale e bëjnë atë një figurë të njohur në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Prof. Asoc. Dr. Petrit Hasanaj flet gjuhën italiane dhe angleze, si dhe ka njohuri bazike të gjuhës gjermane.
This post is also available in: English