Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

PhD. Cand. Pajtim Rrustemi

Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë

PhD. Cand. Pajtim Rrustemi, aktualisht, është Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Më 16 shkurt 2022, ai, u zgjodh ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Sa i përket punës profesionale, gjatë viteve 2019-2022, Rrustemi, punoi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj si Zyrtar për Çështje Akademike dhe Zyrtar për Zhvillim të Karrierës. Në tetor të vitit 2020, u zgjodh Këshilltar i Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe vazhdon akoma të ushtrojë këtë pozitë.

Rrustemi, në vitin 2012 në Prishtinë,  përfundoi studimet nënivelin Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Bujqësisë, në Departamentin e Pemëtarisë dhe Vreshtarisë. Pas përfundimit të studimeve Bachelor, vazhdoi studimet Master  në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në të njëjtin fakultet, në Departamentin e Pemëtarisë, Vreshtarisë dhe Hortikulturës, të cilat edhe i përfundoi në vitin 2015.

Aktualisht, Pajtimi  është në studime të doktoratës në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, në Fakultetin Teknologjik-Teknik në Veles. Në këtë nivel të studimeve, ai po zhvillon hulumtime në fushën e specializuar të teknologjisë ushqimore, gastronomisë, bujqësisë dhe hotelerisë.

Ai ka ndërlidhur angazhimin e tij akademik me punime dhe konferenca shkencore në fushën e bujqësisë, agroturizmit dhe hotelerisë. Gjithashtu, ishte i përfshirë edhe në projekte shkencore, po ka kontribuar edhe në disa publikime dhe artikuj shkencorë. Kjo tregon përkushtimin e tij ndaj hulumtimeve në fushën në të cilën ai është duke u specializuar.

PhD. Cand. Pajtim Pajtimi flet gjuhën angleze dhe pjesërisht gjuhën gjermane.

This post is also available in: English