Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Mimoza Zhubi
Mësimdhënëse
Prof. Asoc. Dr. Mimoza Zhubi është Profesor i Asociuar në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e zgjedhur në vitin 2022. Para zgjedhjes në këtë pozitë, nga viti 2018, Mimoza ishte Profesor Asistent, në po të njëjtin institucion.
Si ligjëruese, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, punoi gjatë periudhës 2016-2017, ndërsa si asistente e angazhuar punoi gjatë viteve 2013-2016.
Gjatë viteve 2015-2017, ishte e angazhuar në Universitetin e Tiranës, “Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike”, ku ka punuar si pedagoge e Jashtme.
Midis viteve 2013-2015 punoi si asistente në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, ku ka ligjëruar lëndë të fushës së Marketingut dhe të Menaxhmentit.
Po ashtu, gjatë vitit akademik 2013-2014, ishte e angazhuar si asistente në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës.
Studimet Bachelor i kreu në vitin 2008, ndërsa studimet Master i përfundoi në vitin 2012 në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, në Departamentin e Marketing-ut. Ndërsa, magjistër i farmacisë u bë në vitin 2010 në Universitetin e Shkencave Mjekësore – Rezonanca, në Prishtinë. Në vitin 2015 mori titullin Doktor i Shkencave në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Shqipëri.
Ajo ka mbi 21 prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare (në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Turqi, si dhe në Kosovë). Ka të publikuara mbi 16 punime në revista të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu ka marrë pjesë në kongrese, seminare, simpoziume, takime profesionale, si dhe në konferenca vendore dhe ndërkombëtare.
Prof. Asoc. Dr. Mimoza Zhubi flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate.
This post is also available in: English