Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
PhD. Cand. Lulzim Idrizi
Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë praktike, Teknologji dhe Digjitalizim
PhD. Cand. Lulzim Idrizi, aktualisht, është Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike, Teknologji dhe Digjitalizim, në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Ai, nga viti 2018, është ligjërues në po të njëjtin institucion.
Midis viteve 2012 e 2024, ishte edhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, në Ferizaj.
Studimet Bachelor i përfundoi në vitin 2007, në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, Universiteti i Prishtinës. Ndërkaq, në shtator 2011 mori titullin Master i Shkencave Teknike të Aplikuara, në Industrinë e Drurit, në Universitetin e Prishtinës. Ai, aktualisht, është duke ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Departamentin e Konstruksioneve Inxhinierike, në Universitetin “St. Kirili dhe Metodij” në Shkup, Maqedoni Veriore.
Mori pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e përpunimit të drurit dhe më gjerë.
PhD. Cand. Lulzim Idrizi flet gjuhën angleze.
This post is also available in: English