Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Leonora Haliti Rudhani

Anëtar i Këshillit Drejtues

Prof. As. Dr. Leonora Haliti Rudhani, aktualisht, është anëtare e Këshillit Drejtues, e zgjedhur nga Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në qershor të vitit 2021.

Sa i përket punës profesionale, Haliti-Rudhani, gjatë viteve 2007 e 2013 ishte Zyrtare e Lartë për Financa në Universitetin e Prishtinës. Në shtator të vitit 2013, ajo, u zgjodh asistente në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Me themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në vitin 2015, ajo, ishte asistente, ndërsa në vitin 2017 u zgjodh ligjëruese në këtë Universitet.

Në vitin 2020, Haliti-Rudhani morri thirrjen Profesor Asistent nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Gjatë viteve 2017 e 2021, Haliti-Rudhani, ishte anëtare e Senatit të Universitetit, ndërsa gjatë viteve 2016-2021, ishte Koordinatore për Zhvillim Akademik në këtë institucion.

Haliti-Rudhani ka një përvojë të gjatë në financat publike dhe është e certifikuar nga Ministria e Financave në modulin e shpenzimeve dhe certifikimeve të pagesave publike. Ajo ka ndjekur edhe shumë trajnime të tjera profesionale në menaxhimin e buxhetit dhe tatimeve.

Ajo, gjithashtu, ishte pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare, si e projektit “Upscaling University-Industry cooperation through education-knowledge transfer”, pjesë e shumë trajnimeve të organizuara nga projekte të ndryshme në kuadër të programit Erasmus+, si “Writing scientific research articles/papers”, “Curriculum development and improvement”, të mbajtur në Nottingham Trent University, në Angli, pastaj në “Establishment of Scientific Journal and Guidelines to Develop the national standards for scientific journals”, që u mbajt në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Ajo ishte pjesëmarrëse edhe në punëtori të organizuara nga projekte të ndryshme të arsimit të lartë, të financuara nga qeveria austriake, si “Capacity Building in International Relations and project writing”, “Budget planning and management, in public institution in Vienna”, “The use of SPSS for data analysis and reposting”, etj.

Haliti-Rudhani ka mbaruar studimet bachelor në vitin 2006 në Fakultetin Ekonomik, departamentin Banka Financa dhe Kontabilitet të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master i mbaroi në vitin 2012 në po të njëjtin departament dhe fakultet të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2019, Haliti-Rudhani mbaroi studimet e doktoratës në Fakultetin e Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.

Haliti-Rudhani, gjithashtu, mori pjesë në shumë konferenca shkencore dhe ka të botuar një numër të konsideruar të hulumtimeve shkencore në revista kredibile ndërkombëtare.

Prof. As. Dr. Leonora Haliti Rudhani flet gjuhën angleze.

This post is also available in: English