Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Asoc. Dr. Idriz Kovaçi
Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë praktike, Teknologji dhe Digjitalizim
Prof. Asoc. Dr. Idriz Kovaçi, aktualisht, është Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike, Teknologji dhe Digjitalizim, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Që nga viti 2018, ai, punon si profesor i rregullt në “Universitetin e Shkencave të Aplikuara” në Ferizaj, në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit.
Para kësaj periudhe, përveç angazhimit të tij akademik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Kovaçi punoi edhe në disa Universitete të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë periudhës së viteve 2008-2017 ai punoi si profesor inordinar në Universitetin “FON” në Shkup; 2009-2010 si profesor vizitues në Kolegjin AAB në Prishtinë; 2011-2015 si profesor vizitues në Kolegjin “Vizioni Për Arsim – VPA” në Ferizaj; 2012-2014 si profesor vizitues në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan; 2014-2015 si profesor vizitues në “Kolegjin Evropian të Kosovës” në Prishtinë; 2014-2016 fillimisht si profesor vizitues në “Universitetin e Shkencave të Aplikuara” në Ferizaj; 2017-2018 si profesor i rregullt në Kolegjin “Arbëri” në Gjilan.
Në periudhën 1999-2001, ai punoi si administrator dhe konsulent në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, në Zyrën për Zhvillim të Rajoneve të Pazhvilluara në Shkup. Në vitet 2001-2006, ai ishte këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqës i Sektorit të Njësisë Rajonale në Shkup. Në vitin 2006, punoi si Zëvendës Udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal në Shkup, veçanërisht në fushën e turizmit dhe hotelerisë.
Studimet e tij universitare, në nivelin bachelor dhe master, Idriz Kovaçi, i përfundoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studimet e doktoraturës i përfundoi në Universitetin “Shën Klirili dhe Metodij” në Shkup, dhe në vitin 2008 fitoi titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike në fushën e Politikës Fiskale”. Disertacioni i tij ka titullin “Implikacionet e të ardhurave publike mbi investimet në Republikën e Maqedonisë”.
Idriz Kovaçi është mjaft aktiv sa i përket aspektit shkencor. Është autor i disa librave dhe monografive të rëndësishme në fushën e turizmit, si dhe ka prezantuar punime të shumta në konferenca kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar artikuj te shumtë në revista shkencore të indeksuara në platforma prestigjioze si Scopus dhe Web of Science. Librat dhe monografitë e tij janë: Ekonomia Monetare I (2012), Ekonomia Monetare II (2013) Menaxhimi në turizëm – Qasje teorike menaxheriale (2017), Analiza Monetare, Qasje teorike dhe praktike mbi aspektet monetare të një ekonomie (2022),Turizmi i Qëndrueshëm (2022), Menaxhimi dhe Politika Monetare (2024).
This post is also available in: English