
Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof. Dr. Ibrahim Çunaku
Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
Prof. Dr. Ibrahim Çunaku është Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur në 2016 nga Senati i këtij Universiteti.
Çunaku është zgjedhur Profesor Asistent nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, në vitin 2013 Profesor i Asociuar dhe së fundi, në Shtator të vitit 2017, u zgjodh Profesor i Rregullt nga Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Çunaku studioi Elektrotektikën dhe Teknologjinë Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë dhe mori titullin e Doktorit të Shkencave Teknike në të njëjtin Universitet (Fakulteti i Informatikës), i specializuar në Informatikën Mjeksore. Çunaku gjithashtu, është absolvent i programit për menaxher të niveleve të larta nga Universiteti i Hardvardit (Hardvard Business School).
Ai ka një përvojë të gjerë menaxhuese, duke punuar kështu për kompani të mëdha internacionale dhe ka implementuar shumë projekte komplekse, posaqërisht në fushën e tekonologjisë informative, në shumë vende të botës (Evropë, Azi dhe Afrikë).
Prof. Dr. Ibrahim Cunaku flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.
This post is also available in: English