
Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44 219 128
Nr. i zyrës:
114
Mr. Sc. Fatmir Çerkini
Ligjërues
Fatmir Çerkini mbaroi studimet në Fakultetin Teknik, drejtimi i Makinerisë Prodhuese, në Universitetin e Prishtinës. Titullin Magjistër i Shkencave Teknike, e mori po në të njëjtin fakultet.
Pas përfundimit të fakultetit punoi si profesor i lëndëve teknike në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar në Ferizaj nga viti 1981 deri në vitin 1983.
Nga viti 1983 deri në vitin 1986 punoi në Fabrikën e Tubave me Tegel në Ferizaj si Teknolog i mirëmbajtjes së mjeteve transportuese.
Ndërsa, nga viti 1976 punoi si Ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike, Universiteti i Prishtinës. Në vitin 1986 e deri më 2016 ishte Ligjërues në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Po ashtu, ishte Ligjërues në objektet shtëpi – shkolla gjatë periudhës 1991 – 1999.
Që nga viti 2016, me shndërrimin e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Universitet të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ai punon si ligjërues dhe vazhdon të jetë i tillë në këtë Universitet.
Nga viti.2006 deri me 2014, Qerkini ushtroi detyrën e Shefit të Departamentit të Makinerisë. Ndërsa, nga viti 2014 deri më 2015, ishte në funksion të Prodekanit për Financa (U.D.) dhe njëkohsisht ligjërues, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara – Ferizaj të Universitetit të Prishtinës.
Në vitin tetor të vitit 2015 deri në shkurt 2016, ishte ushtryes i detyrës së dekanit në Fakultetin e Menaxhimit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa që nga viti 2016 e në vazhdim është Dekan i këtij Fakulteti.
Në cilësinë e Ligjëruesit të Shkollës së Lartë, Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe së fundmi të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ligjëroi lëndët: Njohuri të Materialeve; Materialet e Makinerisë; Saldimi; Materialet e Repartit; Teknika e Përpunimit të Materialeve Polimere; Makinat për Përpunimin e Materialeve Polimere; Materialet Polimere; Materialet Inxhinierike; Projektimi i Proceseve Teknologjike.
Ka të publikuara dispensat për studentë për lëndët: Materialet e Repartit; Teknika e Materialeve; Teknika e Përpunimit të Materialeve Polimere; Materialet Polimere; Projektimi i Proceseve Teknologjike; Saldimi.